Lajme

23 të vdekur dhe 70 të plagosur nga shembja e mbikalimit të metrosë në Meksikë

23 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë pla

23 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur të hënën në mbrëmje, nga shembja e mbikalimit të metrosë në kryeqytetin meksikan, përcjell Insajderi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë stacionit Olivos në jug lindje të qytetit.

Sipas zyrtarëve policorë të Meksikës, ky është incidenti më vdekjeprurës në dekada në sistemin e metrosë, shkruan ‘BBC’.

Kryebashkiakja e Qytetit të Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka thënë se shkaktari është ende duke u hetuar, por dukej se një traversë kishte lëshuar vendin në mbikalim.

Videot e postuara në internet tregojnë dy pjesë të trenit që u përplasen me njëra-tjetrën në tokë, duke formuar një kënd në formë ‘V’-je./Insajderi.com