Ballkan

2219 të infektuar dhe 35 viktima nga koronavirus në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi 35 pacientë kanë h

Në 24 orët e fundit në Greqi 35 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije janë shënuar 2,219 raste të reja me Covid nga të cilat 21 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.





Numri i përgjithshëm i rasteve është 199,496. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 70 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 449. Që nga fillimi i pandemisë, 1389 pacientë janë lëshuar nga ICU. Sakaq që nga fillimi i epidemisë një total prej 6,632 vdekjeve janë regjistruar në vend.