Lajme

22 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak

Nesër, më 15 janar, është dita e përkujtimit të njërës prej masakrave më të mëdha mbi civilët shqiptarë të Kosovës. Forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në komunën e Shtimes.

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 banorët e Reçakut u zgjuan të rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe, të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që i kanë mbijetuar krimit, rreth orës 6:30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi.

Në mesin e të masakruarve ishin banorët e fshatit, pleq e të rinj, në mesin e të cilëve dhe një grua.

Kjo masakër tronditi botën dhe ktheu diplomacinë ndërkombëtare nga Kosova, duke i paraprirë edhe fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Mirëpo, për krimet e kryera ndaj civilëve të pafajshëm askush deri sot nuk u dënua.

Për gjenocidin që po kryhej në Kosovë ishte ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që vërtetoi se në Reçak ndodhi “krim kundër njerëzimit”.

Ai aty ishte një ditë pas ngjarjes makabër në Kosovë, ku edhe kishte parë nga afër kufomat.

“Mendoj se sakrificat e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë u ka ndodhur atyre thellësisht e ka ndryshuar çështjen e Kosovës, nga të qenit një provincë e neglizhuar në atë që është sot; një shtet i pavarur. Besoj sinqerisht se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme, ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviqi po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, ka deklaruar Walkeri.

Emrat e 45 shqiptarëve të vrarë e të masakruar më 15 janar 1999, në Reçak:

1.       Lute Asllani

2.       Banush Kamberi

3.       Ragip Bajrami

4.       Halim Beqiri

5.       Rizah Beqiri

6.       Zenel Beqiri

7.       Lutfi Bilalli

8.       Ajet Emini

9.       Bujar Hajrizi

10.     Myfail Hajrizi

11.     Skënder Halili

12.     Haqif Hysenaj

13.     Hajriz Ibrahimi

14.     Hakip Imeri

15.     Murtez Imeri

16.     Nazmi Imeri

17.     Mehë Ismajli

18.     Muhamet Ismaji

19.     Ahmet Jakupi

20.     Eshref Jakupi

21.     Hajriz Jakupi

22.     Mehmet Jakupi

23.     Xhelal Jakupi

24.     Jashar Jashari

25.     Raif Jashari

26.     Shukri Jashari