Shëndetësi

20 mënyra efikase për të ulur kolesterolin e keq

Në farmaci gjenden me dhjetëra lloje medikament

Në farmaci gjenden me dhjetëra lloje medikamentesh për uljen e nivelit të kolesterolit, të cilat shpesh premtojnë rezultate të shpejta, pa shumë përpjekje nga ana juaj. Por këto medikamente shpesh kanë edhe shumë efekte anësore. Gjithsesi, ka shumë mënyra natyrale si të mbash kolesterolin në nivelin e duhur në mënyrë të shëndetshme. Le të shikojmë më poshtë 20 metoda të thjeshta si të ulim nivelin e kolesterolit dhe të përmirësojmë shëndetin. Nuk nevojitet të ndiqni ndonjë dietë specifike. Thjesht, përfshini disa ushqime në dietën tuaj për të ulur nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj. Më poshtë janë dhe ushqimet me të mira për uljen e kolesterolit:
1.Vaji i ullirit
I pasur me yndyra të pangopura, të dobishme për shëndetin e zemrës, vaji i ullirit ekstra i virgjër ul nivelin e LDL dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
2.Perimet
Perimet janë në krye të listës së ushqimeve të pasur me nutrientë. Përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe fibra, si dhe me pak kalori. Studimet kanë treguar që konsumi i perimeve është i lidhur me uljen e nivelit të kolesterolit të keq, si te meshkujt dhe te femrat.
3.Arrorët
Arrorët janë të pasur me fibra dhe yndyra të shëndetshme dhe janë një ushqim i shkëlqyer për uljen e kolesterolit.
4.Farat
Llojet e ndryshme të farave, si psh., farat e linit ose vaji i linit kanë treguar se reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe e mbajnë zemrën të shëndetshme.
5.Salmoni
Peshqit si salmoni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe inflamacioneve.
6.Turmeriku
Në saj të prezencës së një përbërësi shumë të fuqishëm të quajtur Curcumin, Turmeriku ka treguar reduktim të konsiderueshëm të nivelit të kolesterolit në gjak.
7.Hudhra
E mirënjohur për vetitë shëndetësore, kërkimet kanë vërtetuar se hudhra mund të luftojë kolesterolin. Sipas studimeve shkencore, konsumi i rregullt i hudhrës për të paktën dy muaj mund të ulë kolesterolin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës.
8.Bamjet
Kjo bimë popullore e pasur me fibra, potas dhe antioksidantë ndihmon në një shëndet më të mirë të zemrës.
9.Fasulet dhe bishtajoret
Shtimi i bishtajoreve në dietën tuaj ka një impakt të madh në shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë që një dietë e pasur me bishtajore si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat ndikon direkt në uljen e nivelit të kolesterolit.
10.Patatet e ëmbla
Ky zhardhok i shijshëm përmbani disa proteina të vlefshme që ulin nivelin e kolesterolit.
11.Çaji jeshil
I pasur me antioksidantë dhe katekinë, çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Studimet tregojnë që të pish çaj jeshil rregullisht, përmirëson nivelin e kolesterolit.
12.Hurmat
Përfshirja e këtij fruti në dietën tuaj mund të ketë një impakt të madh në shëndetin tuaj. Studimet tregojnë se konsumimi i fibrave të këtij fruti është mjaft efektiv për uljen e kolesterolit.
13.Avokado
Avokado është e pasur me fibra, potas dhe yndyra të shëndetshme që mbajnë nën kontroll nivelin e kolesterolit.
14.Drithërat pa gluten
Drithërat integrale janë të lidhura me nivelin e ulët të kolesterolit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës. Por duke qenë se gluteni mund të shkaktojë inflamacione të sistemit tretës, opsioni më i mirë janë drithërat pa gluten, si: quinoa, orizi i kuq dhe hikërrori.
15. Hiqni ushqimet e dëmshme
Të “pastrosh” dietën është një nga mënyrat më efektive për të kontrolluar kolesterolin. Por nuk është e nevojshme të zerosh ushqimet me kolesterol të lartë nga dieta juaj; në fakt, pjesë e dietës mund të jenë dhe ushqimet e pasura me kolesterol si; veza, mishi i kuq, bulmeti, por në sasi të kontrolluar. Ushqimet që mundësisht duhet t’i eliminoni janë: Sheqeri dhe karbohidratet e përpunuara alkooli, kafeina, yndyrnat e përpunuara.
16. Përdorni suplemente
Ndërsa ndiqni dietën tuaj ushqimore, një metodë tjetër efektive për uljen e kolesterolit është dhe marrja e suplementeve ushqimore natyrale si më poshtë: Vaj peshku (1,000-2,000 mg/ditë); Beta Glucan (3,000 mg/ditë); CoQ10 (200-300 mg/ditë); Niacinë (1,500 mg/ditë); Oriz i kuq (1,200 mg dy herë në ditë); Hudhra (500 mg/ditë)
17. Mos harroni vajrat esencialë
Disa vajra esencialë ndikojnë direkt në nivelin e kolesterolit. Për rezultate më të mira, shtoni disa pika të këtyre vajrave në difuzorë. Më poshtë janë disa nga vajrat kryesorë: Vaji esencial i livandos;
Vaji esencial i selvisë; Vaji esencial i rozmarinës.
18. Bëni sa më shumë ushtrime
Për të ulur nivelin e kolesterolit, është mirë të bëni sa më shumë aktivitet fizik. Më poshtë janë dy tipa ushtrimesh që kanë një impakt të madh në shëndetin e zemrës:
19. Praktikoni aerobinë
Ushtrimet e aerobisë, ose ushtrimet kardio janë një formë ushtrimesh që ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe mushkërive. Përveçse ju mbajnë në formë, ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit. Ecja, vrapimi dhe çiklizmi janë një mënyrë e thjeshtë për të marrë një dozë ditore të ushtrimeve kardio.
20. Kryeni stërvitje rezistence
Stërvitja e rezistencës është një formë e aktivitetit fizik që forcon muskujt, rrit forcën dhe rezistencën. Studimet kanë treguar se stërvitja e rezistencës ka efekte pozitive për zemrën dhe mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Ngritja e peshave janë disa nga shembujt e ushtrimeve që mund të bëni përditë.