Lajme

2 ministrat e rinj nuk ngelen shumë pas Spiropalit me vlerësimet për Ramën

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka treguar

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka treguar se i pëlqen elozhet nga vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij, madje i promovon ata që thurin ditirambe për të. Ky është dhe rasti i promovimit të sotëm të Blendi Çuçit dhe Milva Ikonomit. Pas Elisa Spiropalit që e krahasoi me heroin tonë kombëtar Skënderbeu, ka pasur plot të tjerë në radhët e rilindjes që kanë tentuar t’i bëjnë përshtypje shefit duke leshuar thagma nga më të pabesueshmet, duke treguar kështu servilizmin dhe besnikërinë e tyre ndaj tij.

I fundit që goditi në këtë fushë ishte ministri Blendi Çuçi, i cili sot u emërua nga Rama, Ministër i Brendshëm në vend të sandër Lleshajt. Pak ditë më parë, ai shkoi më larg se Spiropali duke i veshur Ramës veti mbinjerëzore. Në rolin e ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi ishte në Livadhja, Bashkia Finiq, ku ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone, ku ndër më kryesoret janë Çertifikatat e Pronësisë dhe vaditja e tokave. Çuçi gjatë takimit u shpreh se: “katrahurën që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësor që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë ka shumë halle…”. Pra, sipas ministrit të ri të Brendshëm beson se shefi i tij është qenie mbinjerëzore.

Por edhe Milva Ikonomi mbahet mend për disa epitete të çuditshme për shefin e saj në kohën kur ishte Ministre e Ekonomisë. Ndoshta është harruar për publikun, por deklarata e saj ka qene se Rama kishte “globin në kokë”. “Unë shumë shpesh mendoj që nëse ka një brand aktual Shqipëria përtej kufirit, unë mendoj që brandi që ka Shqipëria sot quhet Edi Rama. Në çdo takim ndërkombëtar që kemi shkuar, nga diskutimet që bën, tezat që ngre për diskutim, të bën shumë përshtypje, sepse është nga ata njerëzit që globin e ka te koka. Ai i ka dijet te mendja dhe di t’i përdorë shumë mirë në momente të caktuara. Dhe për këtë arsye mund të them që bëhet brand”, ka thënë Ikonomi, e cila sot u emërua nga Rama si ministre për Bujqësinë në vend të Çuçit.


Etiketa: , ,