Maqedoni

190 fëmijë të pa vaksinuar s’janë regjistruar në shkollë

Prindërit e fëmijëve të pavaksinuar të cilët janë refuzuar të regjistrohen në klasë të parë janë ankuar në Këshillin Inspektues. Ata kërkojnë që disa inspektorëve arsimor t’i merret licenca e punës sepse kanë diskriminuar fëmijët duke mos i lejuar të ndjekin procesin mësimor pasi nuk kanë karton të plotësuar të vaksinave.

Nga shkaku se këto dy gjëra janë të përfshira me ligjin për arsim fillor ndërsa ne si këshill nuk kemi të drejtë ta komentojmë ose vlerësojmë zbatimin e ligjit, kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit të deklarohet ndaj këtyre dy pyetjeve nëse dikush nga inspektorët ka gabuar dhe kush ka gabuar. Nëse disa kanë vepruar në pajtim me ndalesën për diskriminim ndërsa të tjerët në pajtim me vërtetimet me vaksinat e pranuara”-tha Magdalena Filipovska Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues.

Ministri i arsimit Arbër Ademi tha se Institucioni që ai drejton do ti përgjigjet çdo kërkese të institucionit të lartpërmendur por duke kujtuar opinionin se vaksinimi do të rikthehet sërish në teren.

Çdo material i kërkuar nga ana jonë do të dorëzohet. Për një veprim ndryshe, plotësisht do të kërkojë informacione se kush dhe si ka vepruar. Në ato shkolla ku ka nevojë ta sigurojmë vaksinimin në teren, edhe atë do ta sigurojmë por me qëllim që edhe obligimet ligjore të parapara në ligjin me arsim të plotësohen por edhe të sigurohet e drejtë për arsim për çdo fëmijë”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Prindërit të cilët kundërshtojnë vaksinimin e fëmijëve thonë se vaksinimi duhet të jetë e drejtë e zgjedhjes dhe jo kusht për tu regjistruar në shkollë. Organizatat kundër vaksinimit janë deklaruar se këtë çështje do ta dërgojnë edhe në Gjykatën e Strasburgut.

“Mendoj se jemi një nga rastet e rralla ku drejtori vendosi me polici të na largojë nga shkolla. Vlerësojë që vaksinimi duhet të jetë e drejtë e zgjedhjes dhe jo vaksinim I dhunshëm që të kushtëzon, posaçërisht të marr të drejtën për arsimim të fëmijës tim”.

Nëse Këshilli Inspektues nuk vendos në favorin tonë, hapi tjetër është Strasburgu, nuk na duhen gjykata për këtë por menjëherë mund të shkojmë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Gjatë vaksinimit mund të ndodhë gjithçka, fëmija mund të marrë shok antifilaktik, pra shkolla nuk është institucion shëndetësor”-tha Gordana Koço, “Nga ne për ne”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, për momentin 189 fëmijë nuk janë të evidentuar në klasë të parë për shkak të mungesës së marrjes së vaksinave.

Melihate Rusemi   

Loading…