Lajme

18-vjeçarja shqiptare zhduket pa gjurmë në Greqi (FOTO+EMRI)

Një vajza shqiptare e cila jetonte me familjen

Një vajza shqiptare e cila jetonte me familjen në Kretë të Greqisë rezulton e humbur që prej mëngjesit të së dielës. Policia greke ka bërë kërkime të shumta për 18-vjeçaren Esperanca Mustafa, por pa rezultat.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e vajzës, së bashku me gjeneralitet e saj.

Esperanca Mustafa është 1.55 metra i gjatë, me flokë dhe sy të zinj. Ditën që ajo është zhdukur, kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë.