Bota

17 zakone që mund të iu turpërojnë në vende të ndryshme të botës

Një prej rregullave të arta të udhëtimit, është të mësoni sa më shumë që të mundeni për kulturën, etikën dhe zakonet e një vendi para se ta vizitoni, shkruan “BrightSide”.

Ky informacion i rëndësishëm do të iu mbrojë nga situatat e sikletshme ose nga ofendimet e paqëllimshme që mund t’i bëni banorëve lokal.

Këtu janë të mbledhura disa zakone dhe etika nga vende të ndryshme të botës që ju me gjasë nuk i keni ditur.

Sollakët mund ta kenë paksa të vështirë në Egjipt. Kjo është sepse në shumë vende myslimane, dora e majtë përdoret për punë të “pista”, si p.sh. mbathja e këpucëve. Prandaj është shumë jo-etike të hani me dorë të majtë.

Gogësitja nuk është mungesë edukate në të gjitha vendet. Për shembull në Indonezi, është plotësisht normale të gromësini gjatë ngrënies dhe askush nuk do të ofendohet. Në fakt, mund të jetë e pasjellshme nëse ju do ta përmendni se dikush ka gromësirë pa kërkuar falje.

Nëse iu bie një copë buke në tokë në Afganistan, nuk e hidhni. Ju e merrni copën e bukës, e puthni, dhe e ktheni prapë në pjatë. Edhe nëse jeni turist, ata presin të bëni të njëjtën gjë.

Mos i lini shkopinjtë vertikalisht në pjatë me oriz nëse jeni duke ngrënë në Japoni. Kjo bëhet vetëm në funerale, transmeton lajmi.net.

Në Meksikë burritot hahen vetëm me duar. Mos u çuditni nëse nuk shihni pirunë e thikë në tryezën tuaj në një restorant Meksikan.

Në Portugali është shumë e pasjellshme të hidhni kripë në ushqimin tuaj. Ky është një ofendim dhe mungesë respekti për kuzhinierin, duke dhënë mesazhin se nuk jeni të kënaqur me ushqimin. Në tryezë në restorante nuk do të shini kripore, dhe mos kërkoni një assesi.

Në Francë, Luksemburg dhe Zvicër është e pasjellshme të përtypni çamçakëz në publik.

Nëse një i panjohur ju ofron një frutë ose diçka të shijshme në Japoni, duhet ta pranoni. Kjo është mënyra se si ata tregojnë mikpritje, dhe nëse e refuzoni mund t’i hidhëroni.

Nëse jeni duke pranuar një dhuratë, kapeni më të dy duart. Kjo tregon se jeni plotësisht të përqendruar në proces dhe se jeni mirënjohës. Nëse e zgjatni vetëm njërën dorë, është ofendim për personin. Kjo vlenë në Japoni, Kinë, Kore Jugore, Vietnam dhe Indi.

Nëse jeni ftuar të shkoni në shtëpinë e dikujt në Iran, mos kërkoni ushqim shtesë vetëm nëse iu ofrohet. Kjo është shumë e pasjellshme nëse e merrni ushqimin shtesë vetë.

Është një rregull i pashkruar në Argjentinë. Në një ditë me shi, askush nuk del, prandaj mos e ftoni askënd të dilni kur bie shi. Të gjitha planet anulohen gjatë ditëve me shi.

Nëse jeni në Kinë, kurrë mos prekni kokat e statujave, sepse në budizëm, kjo është një ofendim shumë i madh.

Në taksitë në Australi, nëse është vetëm një pasagjer mashkull, atëherë duhet të uleni përpara në karrigen e pasagjerit. Kjo nuk vlen për femrat.

Sigurohuni të përshëndetni shitësit në dyqanet e Parisit. Nëse ju nuk i përshëndetni por vetëm pyetni p.sh. “uhm, ku janë aspirinët?”, atëherë ato nuk do iu përgjigjen, transmeton lajmi.net.

Nëse jeni në një dyqan në Gjermani, mos kërkoni vetë numrin e saktë të rrobave ose këpucëve që iu duhet. Drejtojuni stafit dhe ata do iu ndihmojnë sepse ju vetëm do bëni rrëmujë për ta.

Në Britani, njerëzit e vlerësojnë shumë hapësirën personale. Mos u çuditni nëse në radhët e marketit dikush iu shikon keq nëse iu afroheni shumë.

Në SHBA gjithmonë lihen bakshishe. Nëse ju harroni të lini bakshish, punëtori me gjasë do të qortohet sepse të vetmet raste kur nuk lihet bakshish është nëse sjellja e punëtorëve ka qenë e keqe.