Maqedoni

15 viktima dhe 536 raste të reja me Kovid në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 662 testime për Kovid dhe prej tyre 536 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 741 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 400 825 testime dhe prej tyre 83 329 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 503. Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 19 379.

The post 15 viktima dhe 536 raste të reja me Kovid në vend appeared first on Alsat.