Lajme

15 shtëpi të reja do të ndërtohen në Pejë për familjet nevojtare

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka treguar se është arritur një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në bazë të të cilit do të ndërtohen edhe 15 shtëpi të reja në komunën e Pejës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Kastrati ka shkruar se për secilën shtëpi komuna do të t’i ndajë nga pesë mijë euro.

Sipas tij, për pjesën tjetër të shpenzimeve do të ketë donatorë të tjerë.

“Memorandum bashkëpunimi! Edhe 15 shtëpi të reja po ndërtohen në komunën e Pejës. Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me komunën e Pejës për ndërtimin e 15 shtëpive për familjet nevojtare. Bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri bëmë nënshkrimin e këtij memorandumi, ku për secilën shtëpi komuna do të participojë me pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër donatorët përmes shoqatës sonë. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, ka shkruar Kastrati.