Kosovë

149 kilogramë drogë, vetura, armë e para u konfiskuan nga policia gjatë këtij viti

Heroninë, Marihuanë, Hashash, Kokainë, Bimë kanabisi, fara kanabisi dhe ekstazy. Këto janë llojet e drogave që janë kapur më së shumti nga Drejtoria për Hetim dhe Trafikim me narkotik për periudhën janar-shtator të këtij viti në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për gazetën Objektiv, zyra për media e Policisë kanë dërguar statistika për konfiskimet e drogave të ndryshme, armëve, veturave dhe parave për shtatë mujorin të 2020-së.

E lloji i drogës Marihuanë është konfiskuar më së shumti nga organet e rendit sivjet.

149 kilogram e 443.15 gramë janë konfiskuar nga DHTN-ja në gjithë territorin e vendit sipas të dhënave të organeve të rendit.

Ndërkohë 2226.57 gram u konfiskua drogë e llojit Kokainë, 711.73 gram të llojit Hashash, bimë të kanabisit 5528, 24 fara kanbisi dhe 52.6 gramë ekstazi.

Sipas të dhënave të Policisë për këto vepra janë arrestuar 911 persona pas 227 aksioneve të zyrtarëve policor. Në këto aksione janë konfiskuar po ashtu para, armë e vetura.

36 mijë euro janë konfiskuar, 20 armë dhe 46 vetura nga aksionet e Policisë gjatë periudhës së cekur më lartë.

Ndërkohë në institucione korrektuese për veprat penale “Posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”,  janë kapur 181 persona të burgosur.

E mosha e tyre sipas një përgjigje me shkrim të këtij institucioni korrektues sillet prej 17 deri në 50 vjeç, ndërsa mosha dominante është 20 – 35 vjeç.