Kuriozitete

14 vjeçari vodhi makinën e të atit për tu larguar me të dashurën e tij – u gjetën 2 mijë kilometra larg

Një adoleshent nga New York vodhi makinën e babait të tij dhe iku me të dashurën e tij 11-vjeçare para se të gjendeshin rreth 2 mijë kilometra larg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kevin Figueros, 14 vjeç, u kap nga policia për shpejtësi në një qytet në Iowa, tri ditë pasi ishte zhdukur.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Siç thuhet më tej, i riu dhe Amaya Arguelles u zhdukën nga shtëpitë e tyre në Brooklyn të enjten përpara se të gjendeshin në Iowa, të dielën, sipas policisë së New York-ut.

Adoleshenti ishte pas timonit të makinës Toyota të babait të tij kur u kap nga oficerët.

Pas kësaj, të dy u dërguan në Qendrën e Mbrojtjes për të Mitur të Bluffs dhe prindërit e tyre u informuan se ishin gjetur.

Është e paqartë pse të rinjtë ikën, sipas New York Post.