Lajme

132 viktima nga COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Një person ka vdekur dhe 29 të tjerë janë infek

Një person ka vdekur dhe 29 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Me viktimën e shënuar së fundmi, njoftohet se gjithsej 132 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në vend.

Aktualisht 768 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Nga 13 marsi i vitit 2020 – kur u regjistrua rasti i parë i infektimit me Coronavirus në Kosovës, e deri më sot një total prej 18 mijë e 382 njerëz janë testuar në këto zona, prej të cilëve tek pesë mijë e 633 është konfirmuar prania e virusit Corona, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Insajderi. /Insajderi.com