Lajme

13 të lënduar në natën festive të vitit të ri

Numri i të lënduarve nga mjetet piroteknike bie

Numri i të lënduarve nga mjetet piroteknike bie për 50% nga viti i kaluar.

Kur ora shënoi 12  qielli u zbardh nga fishekzjarrët, por shkëlqimi i tyre kishte pasoja për dikë, njofton Insajderi.

Nga përdorimi i këtyre mjeteve disa persona u lënduan për cka kërkuan ndihmë në Qendren Emergjente QKUK.

Agron Qerkini , mjeku kujdestar në emergjencë thotë se trajtim kanë marrë  13 të lënduar gjatë festës se Vitit të Ri./Insajderi.com