Ballkan

1142 raste të reja dhe 53 viktima nga Covid-19 në Greqi

1142 të infektuar me Covid-19 janë konfirmuar n

1142 të infektuar me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërsa në spital po trajtohen 466 qytetarë. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije gjithashtu se 53 persona humbën betejën me virusin duke e çuar në 6758 numrin e fataliteteve në total që nga shpërthimi i pandemisë.





Shumica e rasteve janë regjistruar në Atikë me 569 infeksione të reja, 130 në Selanik. 67 raste konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Profesori Tzanakis në Universitetin e Kretës  vlerësoi se bazuar në modelin që ekipi i tij kërkimor drejton nuk e përjashton që javën e ardhshme numri i përgjithshëm i rasteve të rritet në 3000 me kusht që testet të mbeten të njëjtat prej 50,000 në ditë.