Maqedoni

11 viktima dhe 843 raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.519 teste të kryera janë regjistruar 843 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.110 raste, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, kurse 3.176 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.659 raste aktive.

The post 11 viktima dhe 843 raste të reja me Covid-19 appeared first on Alsat.