Lajme

11 të vrarë në protestat e reja në Birmani

11 qytetarë janë vrarë në veriperëndim të Birma

11 qytetarë janë vrarë në veriperëndim të Birmanisë në trazirat që po vazhdojnë prej se ushtria mori kontrollin mbi vendin, përcjell Insajderi.

Demonstruesit po u kundërpërgjigjen forcave të sigurisë ushtarake që kanë marrë pushtetin përmes grusht-shtetit, duke rrëzuar lideren Aung San Suu Kyi, që nga fillimi i muajit shkurtit, shkruan ‘Al Jazeera.

Sipas portaleve lokale në Birmani, gjatë ditës së enjte gjashtë kamionë me ushtarë kanë zbarkuar në qytet për të shtypur protestat që kanë filluar në qytetin Taze.

“Kur protestuesit nisin të gjuajnë më pushkë gjuetie e mjete të tjera, mbërritën edhe pesë kamionë të tjerë me ushtarë si përforcim’’, përcjell kjo media.

Deri më tash, raportohet se janë vrarë mbi 600 civilë. në protestat kundër forcave ushtarake që mori kontrollin e vendit përmes grusht-shtetit më 1 shkurt, duke e rrëzuar lideren Aung San Suu Kyi. /Insajderi.com