Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 viktima si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 580 raste të reja.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.
Bazuar në raportin e të dhënave mbi pandeminë, MSH-ja thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, ku 35 në terapi intensive, kurse 13 prej tyre janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12646
Fier 1729
Durrës 1366
Shkodër 1249
Vlorë 1138
Korçë 1080
Elbasan 986
Berat 948
Lezhë 934
Gjirokastër 549
Kukës 477
Dibër 410
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer në total 234.512 teste të dyshuara, ndërsa nga këto, 52.004 qytetarë kanë rezultuar të prekur nga coronavirus.
Në dymbëdhjetë qarqet e vendit numërohen deri tani 1066 të vdekur, kurse më i prekuri ndër to është qarku i Tiranës.