Lajme

103 persona të vaksinuar deri në mesditë në sallën “1 Tetori”

103 persona janë vaksinuar kundër COVID-19, në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre Niman Bardhi i cili tha se deri në fund të ditës, pritet të vaksinohen rreth 700 persona.

“Deri më tani, aktualisht janë vaksinuar 103 persona, me dje 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa do të jenë, rreth 700 perona presim që  të vijnë për t’u vaksinuar”, tha Bardhi.

Ndër të tjerash, ai tha se të gjitha përgatitjet janë bërë gati në mënyrë që procesi të shkojë mirë, me katër ekipe të angazhuara.

“Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë. Orari zyrtar cdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, tha ai.