Shqipëri

1021 raste të reja dhe 19 humbje jetë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar sërish shifra të larta infektimesh me Covid në Shqipëri, ku me 1021 raste të reja shkon në 103,327 numri i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë.

Po ashtu, është regjistruar një numër i lartë humbje jetësh, vetëm në 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me Covid 19 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve në 1,715, që prej fillimit të pandemisë.

Ministria njofton gjithashtu se, gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.