Lajme

10 vjet Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim!

AADF bëri 10 vjet në Shqipëri!

AADF bëri 10 vjet në Shqipëri! Në Pallatin e Kongreseve, në praninë e mbi 1000 të ftuarve, të gjithë bashkëpunëtorë apo përfitues të programeve të Fondacionit, fjala e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve, zotit Michael Granoff, fjala e të ftuarës speciale zonjës Victoria Nuland, fjala e Kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj, fjala e të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së ShBA zonjes Leyla Moses-Ones, apo ajo e kryetarit të opozitës, zotit Lulzim Basha, dhë në mënyrë të veçantë katër mesazhet personale të katër Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Clinton, Bush, Obama dhe Trump, i dhanë një dimension të papreçedentë dhe një kuptim të jashtëzakonshëm punës, përpjekjeve, rezultateve dhe projekteve të AADF-së.

Ato motivuan dhe emocionuan gjithkënd në sallë, por më së shumti secilin prej anetareve të stafit më të përkushtuar dhe më të talentuar në vend.

“Sot ne jemi organizata finaltropike më e madhe në Shqipëri. Programet tona shtrihen në të gjithë vendin dhe prekin pothuajse çdo qytetar në një mënyrë ose një tjetër. Programet tona të edukimit si Junior Achievement arrijnë tek çdo student në Shqipëri dhe ne e dimë se e ardhmja e një shteti varet nga edukimi që i ofron fëmijëve.

Ndërhyrjet tona në përmirësimin e zonave të biznesit kanë prekur qendrat më të mëdha të qyteteve duke shndërruar cilësinë e jetesës. Programet e trashëgimisë kulturore janë shtrirë në zonat më të rëndësishme historike të Shqipërisë.

Fondacioni është angazhuar të investojë më shumë se 55 milionë dollarë në 51 projekte, duke punuar me më shumë se 100 partnerë dhe duke gjeneruar impakt në vlerën e më shumë se 240 milionë dollarëve”. Me këto fjalë iu drejtua të ftuarve Kryetari i Bordit të AADF, Z. Michael Granoff. Sipas tij, këto arritje vijnë si pasojë e punës të palodhur të stafit të AADF, por më së shumti si rezultat i angazhimit të drejtpërdrejtë të mijëra njerëzve.

Ambasadorja Victoria Nuland, e cila kthehet në Shqipëri për herë të parë që nga viti 2016 posacerisht per 10-vjetorin e AADF, gjatë fjalës të saj u shpreh: “AADF është një organizatë që mbjell, ushqen dhe forcon çdo gjë të mirë që ndodhet brenda nesh dhe në shoqëri. E gjithë kjo do të fuqizojë dhe nxisë këtë vend për të ardhmen.

Dhe më e rëndësishmja, nëse jeni dikush si unë që beson në aleancë dhe që është krenar për të gjitha marrëdhëniet miqësore të krijuara ndër vite me shumë prej jush; aleanca SHBA-Shqipëri e cila është kaq e çmuar si për ju por edhe për ne, vetëm do të forcohet ndër kohë. Keni kaq shumë gjëra për të qenë krenarë… urime për sonte. Drejt së ardhmes!”

AADF, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, hyn në dhjetëvjetorin e dytë bindshem dhe me vetëdije të plotë për përgjegjësitë që ka marrë përsipër, pritshmërinë e lartë që publiku ka ndaj projekteve të tij dhe performancës në standartet më të larta botërore.

Koha nuk pret, ne jemi gati!

E ardhmja është sot!