Showbiz

10 orë në Prokurori/ Çfarë e lidh Kejvina Kthellën me Redjan Rrajën

Kejvina Kthella është marrë në pyetje mbrë

Kejvina Kthella është marrë në pyetje mbrëmjen e së martës rreth atentatit bërë prokurorit Ndoji në Shkozet. Bëhet me dije se vajza e shoëbizzit është pyetur për rreth 10 orë nga prokurorët si person që mund të ketë dijeni për lëvizjet e e Redjan Rrajës ditën e atentatit.  Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.





Burime thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës. Deri më tani vetë Kejvina nuk ka reaguar në lidhje më këtë lajm, duke vijuar të postojë në rrjetet sociale fotot sensuale.  Kujtojmë se shpesh në daljet e saj publike ajo ka pranuar se është single, megjithatë mbetet për t’u sqaruar marrëdhënia që ajo ka me të ndaluarin nga policia, si i përfshirë në atentatin të prokurorit, Redjan Rrajën.