Lajme

1 vit pas protestës, “Pakti për Universitetin” nuk u realizua

Një vit më parë sheshet e Tiranës dhe qytet

Një vit më parë sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera ku ka universitete u mbushën me studentë që dolën në protestë kundër tarifave të shkollimit, kushteve në konvikte, korrupsionit në auditore, e probleme të tjera. Protesta masive që zgjati disa javë u mbyll me premtimet e qeverisë për realizimin e kërkesave duke krijuar atë që u quajt “Pakti për Universitetin”. Çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti? A u realizuan kërkesat kryesore të studentëve?

Përgjigjia është jo, ose pjesërisht po për disa prej kërkesave.

“Qendra Qytetare” një organizatë që ka monitoruar zbatimin e këtij pakti ka publikuar një sondazh të ri me studentët dhe një raport monitorimi ku të dhënat tregojnë se problemet mbeten akoma të pazgjidhura.

Në sondazhin e ri 83% e studentëve kërkojnë vetting të pedagogëve, një vetting që qeveria premtoi ta bënte nëpërmjet kontrollit të plagjiaturave, por ky premtim nuk u mbajt.

Gjatë protestës së vjetshme studentët ngritën shqetësimin për kostot e larta të librave dhe mungesën e literaturës, qeveria u opfroi Bibliotekën Digjitale, e cila kushtoi 687.825 dollarë, por vetëm 5% e studentëve e kanë klikuar rregullisht.

Investimet në përmirësimin e kushteve në konvikte përsëri nuk kanë sjellë ndryshime të dukshme tek studentët pasi 54% e studentëve i kanë cilësuar këto ndërhyrjet si sipërfaqësore, ndërsa 57% e studentëve që jetojnë në këto godina i cilësojnë tarifat e akomodimit si të larta.

Tarifat e ciklit të dytë të studimeve cilësohen shumë të larta nga studentët, por për uljen e tarifave sips kadegorive në ciklin e parë 52% e të anketuarve e kanë cilësuar si një vendim të drejtë të qeverisë.

Karta e Studentit është një premtim i mbajtur nga qeveria pasi u krijua dhe po shpërndahet masivisht, por ajo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në jetën e studentëve pasi nuk u ofrohen shërbimet bazike për të cilat kanë nevojë. 50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta nuk përputhen me nevojat e tyre bazike.

Korrupsioni në universitete nuk është ulur pasi 49% e studentëve pohojnë se ky fenomen qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore.  “51% e studentëve që pohojnë praninë e korrupsionit shprehen se forma e shfaqjes së tij është nëpërmjet pagesës në këmbim të notës. Si dhe 1.6% e tyre listojnë shitjen e librave me detyrim, 10.8% nepotizmi dhe 6.6% favoret seksuale.

Rezultate të sondazhit:

  • Rreth 70% (69.8%) e studentëve i konsiderojnë tarifat e nivelit të sudimeve master si të papërballueshme.16.9% e tyre shprehen se tarifat janë normale ndërsa vetëm 1.3% pretendojnë se janë të ulëta.12% e të anketuarëve nuk kanë informacion mbi to.
  • Për më shumë se gjysmën e studentëve (54.3%),ndërhyrja e qeverisë në konvikte ka qënë sipërfaqësore.18.2% e tyre pohojnë se ka qënë një ndërhyrje që ka përmirësuar disi godinat por ende mungojnë kushtet bazë të tyre,ndërsa vetëm 5% e studentëve pohojnë se ndërhyrja restauruese në konvikte ka qënë tërësore. 22.4% e studentëve të pyetur nuk kanë pasur informacion mbi gjëndjen e godinave.
  • 58.7% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë portalin U-transparenca.al.15% e tyre e kanë klikuar vetëm 1 herë, 21. 8% disa herë dhe vetëm 4.5% e studentëve të pyetur e kanë klikuar këtë portal rregullisht. Ndërkohë,76.3% e studentëve që kanë klikuar portalin janë shprehur se informacioni që gjendet në portal ka qënë i pakuptueshëm dhe i mangët.
  • Referuar mospjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet për anëtarët e Bordeve të Administrimit,52.7% janë shprehur se nuk kanë pasur informacion mbi procesin.23.8% nuk kanë pasur besim tek procesi ndërsa 23.5% e tyre nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje pasi nuk janë ndjerë të përfaqësuar nga asnjëri prej kandidatëve në garë.
  • 83% e studentëve shprehen se Kontrolli Anti-plagjiaturë në universitete është emergjent dhe i nevojshëm.3.8% e tyre janë të mendimit se ky proçes është i panevojshëm ndërsa 13.2% janë indiferentë mbi këtë çështje.
  • 57.1% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Këshillat Studentore.Vetëm 24.3% e studentëve ndihen të përfaqësuar nga këto struktura,ndërsa 18.6% janë indiferentë ndaj kësaj çështje.
  • 49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog – studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore.22.6% e tyre mendojnë se ky fenomen është reduktuar disi pas protestës.Forma më e përhapur e shfaqjes së tij është pagesa në këmbim të notes (51%), ndjekur nga shitja e librave me detyrim (31.6%),nepotizmi (10.8%) dhe favoret seksuale (6.6%).
  • Vetëm 5% e studentëve e kanë klikuar rregullisht bibliotekën online ulibrary.rash.al.27.3% e kanë klikuar disa herë,15.5% vetëm një herë, ndërsa 52.2% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë bibliotekën dixhitale,produkt dhe premtim i “Paktit për Universitetin”.
  • 50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta e Studentit nuk përputhen me nevojat e tyre bazike.31.4% e tyre shprehen se ato përputhen pjesërisht me nevojat e tyre dhe 6.1% kanë pohuar se shërbimet që ofron Karta e Studentit përputhen plotesisht me nevojat e tyre si studentë. 12.5% e studentëve kanë qënë indiferentë ndaj kësaj çështjeje.

Etiketa: