Ballkan

​Rastet e reja me COVID-19, Maqedonia Veriore shënon një tjetër rekord të ri

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Nga 3.398 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1.406 pacientë kanë rezultuar pozitivë, apo 41% e të testuarve.

Ministria e Shëndetësisë regjistron edhe 21 viktima, ndërsa ISHP raporton për 937 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i epidemisë ka arritur bilancin e 50.015.

Shkupi mbetet qyteti më i rrezikuar me numrin më të madh të rasteve aktive, incidencën dhe mortalitetin më të lartë. Ndërkohë Tetova, Gostivari, Prilepi dhe Kumanova gjithashtu janë kategorizuar si qytetet në të cilët transmetimi i virusit është në rritje të vazhdueshme si pasojë e vatrave jashtë kontrollit.

Qytetet e tjera si Ohri, Manastiri, Strumica dhe Velesi kanë vatra të njohura dhe shpërndarja e virusit është nën kontroll.