Lajme

​Osmani i kërkon qeverisë tekstin e dakorduar me Serbinë lidhur çështjen e të zhdukurve dhe zhvendosurve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë në Kuvend tekstin e dakorduar në Bruksel me palën serbe, lidhur me çështjen e të zhdukurve dhe të zhvendosurve. Ajo në seancën plenare ku u diskutua për banorët shqiptarë në veri të Kosovës tha se ka marrë konfirmim nga Brukseli se ka dakordim për këtë çështje.

Krahas kësaj, kryeparlamentarja tha se deputetët duhet të kushtëzojnë votimin e buxhetit në rast që nuk rritet buxheti për banorët e asaj zone.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Qeveria të ia dorëzojë sa më parë Kuvendit të Kosovës për hir të transparencës dhe ndjeshmërisë së çështjes tekstin e dakorduar në Bruksel lidhur me çështjen e të zhdukurve dhe zhvendosurve. Ai tekst është dakorduar, e kam konfirmimin zyrtar nga Brukseli dhe ai tekst duhet të ndahet me Kuvendin e Kosovës. Ne duhet ta dimë se çfarë janë marrë vesh ata nëse kanë bërë kërkesë ose jo të kthehen të zhvendosurit shqiptarë nga veriu në shtëpitë e tyre. Pra kërkesa e parë në raport me qeverinë të tjetër kjo”, tha ajo.

Deri tha se Kuvendi ka fuqinë që të kushtëzojnë votimin e secilit vendim të qeverisë, deri kur kjo e fundit të ndërprenë punimet në Luginën e Diellit në veri.

“E dyta ne kemi në duart tona më shumë fuqinë politike se sa mendojmë për të ndryshuar gjërat. Krejt çka na parandalon që të zgjidhni problemet është se nuk i bashkojmë forcat, kjo është një temë që duhet të na shtyjë të bashkojmë forcat. Unë mendoj se duhet të kushtëzojmë votimin e buxhetit me përfshirje të buxhetit të mjaftueshëm për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri, por edhe projekte tjera që këto të jenë si parakushte të votës së buxhetit final dhe e treta të kushtëzojmë votimin e secilit vendim që vjen këtu me një vendim të ekzekutivit për parandalimit të punimeve ku po tentohet të kolonizohet veriu vendit. Qeveria mund të marrë vendime që e ndërkrejnë një proces të tillë”, u shpreh Osmani.