Lajme

​Ngritën 42 aktakuza ndaj 58 personave

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 42 aktakuza ndaj 58 personave për vepra të ndryshme penale. Ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar 10 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre aktakuza kundër njëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy personave për 48 orë, ka bërë një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për një person dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të mitur për 24 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.