Bota

​Lirohen mbi 300 fëmijë të rrëmbyer nigerianë

Më shumë se 300 fëmijë të moshës shkollore, të cilët ishin rrëmbyer në Nigerinë veriore iu dorëzuan të enjten agjentëve të sigurisë qeveritare, tha guvernatori i shtetit Katsina.

Guvernatori Aminu Bello Masari tha në një intervistë televizive për kanalin shtetëror NTA se një total prej 344 djemsh të mbajtur në një pyll në shtetin fqinj Zamfara ishin liruar.

“Ne kemi marrë shumicën e djemve, por nuk janë të gjithë,” tha ai, raporton Reuters.

Djemtë, rrëmbimi i të cilëve u pretendua nga grupi militant islamik Boko Haram në një regjistrim audio të pa verifikuar, do të kontrollohen nga mjekët dhe do të ribashkoheshin me familjet e tyre të premten, tha Masari.

Rrëmbimi i fëmijëve në një shkollë nigeriane më 11 dhjetor mbërtheu vendin tashmë të ndezur nga pasiguria e përhapur dhe ngjalli kujtime të rrëmbimit të Boko Haram në vitin 2014 të më shumë se 270 vajzave të moshës shkollore në qytetin verilindor Chibok. 100 prej tyre ende konsiderohen të zhdukura, raporton AP.