Lajme

​Liria ka emër, Pandeli Majko citon vargjet e fundit të luftëtares së UÇK-së Yllka Domi

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, njëherësh ministër i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka përkujtuar pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmoren e kombit, Yllka Domi, e cila ra heroikisht në betejën e Çabratit më 7 maj të vitit 1999.

Ai në një postim në Facebook, Liria ka emër, ka cituar vargjet e fundit të dëshmores 17-vjeçare dy ditë para rënies heroike në përballje me forcat okupatore serbe në Kosovë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndryshe, ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros më 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Postimi i plotë:

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjeçare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!