Lajme

​Kurti: Në seancën e radhës do ta zgjedhim Vjosa Osmanin presidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shpr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të marrë besimin e deputetëve që të udhëheq me vendin, si presidente, përcjell Insajderi.

Pasi ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, shefi i ekzekutivit është shprehur se posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve do të thërrasin seancën e Kuvendit, ku do të votohet për presidentin e ri të vendit, e që sipas tij, s’ka dyshim se do të jetë Osmani.

“Dy hapa shumë të rëndësishëm kanë qenë, Qeveria dhe kryetari i Kuvendit, ka mbetur hapi i tretë pra zgjedhja e presidentes.

“… posa të bëhet zëvendësimi deputetëve do të mund të thërrasim një seance të radhës në të cilën pa dyshim e sigurt atë që e votoi me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë me të gjitha votat e nevojshme”, ka thënë Kurti para mediave./Insajderi.com